Read more
Në "Republika e kafshëve" kafshët flasin, gjykojnë dhe qeverisin... por në fakt është bota jonë që shfaqet nën maskën e tyre. Nga gjyqet groteske ku një mi dënohet për një kokërr gruri, ndërsa ariu shpallet fisnik, te sagat e sorrave, minjve dhe kusarëve që zbrazin hambarët e një vendi të bekuar, këto fabula janë pasqyrë e një republike ku ligji, drejtësia dhe morali peshohen me peshore të shtrembër.
Fabulat përplasin botën e kafshëve me absurditetin e shoqërisë.
Ky libër është një atlas i absurdit politik e shoqëror, i shkruar me humor të hidhur.
"Republika e kafshëve" nuk është thjesht një përrallë moderne - është një akt akuze ndaj realitetit që jetojmë çdo ditë.
About the author
Lutfi Dervishi është publicist, trajner, pedagog dhe autor i disa librave satirikë dhe reflektivë mbi shoqërinë shqiptare, mes të cilëve "Më shpesh bie tërmeti se qeveria", "Kur të gjithë ishim në arrest shtëpie" dhe "O sa mirë me qenë shqiptar". Shkrimet e tij, në formën e fabulave, eseve dhe aforizmave, ndërthurin humorin e hidhur me vëzhgimin e mprehtë të realitetit. "Republika e kafshëve" është vazhdimësi e angazhimit të tij për ta pasqyruar absurditetin e përditshëm përmes alegorisë dhe ironisë.